-3.1 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

spot_img

Hamza: Gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një vizite në qytetin e Vitisë ka thënë se me të në krye të qeverisë, gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve vendorë.

Hamza tha se për ta rritur konkurrueshmërinë e produkteve dhe kompanive, do ta mbështesin modernizimin e teknologjisë së prodhimit.

“Qëllimi jonë është që bizneset të krijojnë vende të punës, sepse ju punësoni njerëz, punësohet rinia, rrinë në Kosovë, shohin perspektivën në Kosovë dhe kur ju fitoni më shumë, ju i rritni pagat edhe në sektorin privat. Për shkak se e kemi qëllim edhe sektorin privat, po përmes sektorit privat me i përkrah edhe me i ndihmu, edhe punëtorët në sektorin privat, sepse jeni kontribuesi më i madh në rritjen ekonomike, po jeni edhe punëdhënësi më i madh në Kosovë”, tha Hamza, njofton Klankosova.t.

Më tej, Hamza premtoi se do të jetë përkrahës dhe mbështetës i prodhuesve vendorë, ku tha se shteti do ta kryejë punën e vet edhe përmes subvencioneve dhe granteve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img