-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hamza: Do të ketë rritje të pagave e pensioneve kur do ta qeverisi Kosovën – jam i subspecializuar për këtë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, aktualisht Kryetar i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka deklaruar se nëse ai do të vijë në krye të Qeverisë së Kosovës, do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve.

Ai tha se është i subspecializuar në këtë fushë, pasi që tha se i ka rritur pagat edhe kur ka qenë Ministër i Financave.

Se sa përqind do të ketë rritje, Hamza tha se do ta thotë kur të jetë “momenti i duhur”.

“E kam bërë dhe jam i sigurt që do ta bëj prapë. Sa i përket përqindje së pagave do ta them momentin e  duhur, por çka jam i sigurt që do të ketë rritje të pagave, do të ketë rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë, edhe kategoritë e moshës, por do të ketë edhe reformë pensionale, sepse nuk janë të trajtuar njëjtë, edhe ka kategori të pensionistëve që janë të dëmtuar”, ka thënë Hamza në Klan Kosova.

I pyetur se ku do të merren paratë, Hamza tha se ka përvojë në këtë çështje.

“Besoj që ky është faji jemi, sepse këtu jam shumë i subspecializuar”, “, ka thënë Hamza duke qeshur. “Edhe e di ku i marr edhe e di si i qysh i bëj paret sepse ka ndodhë edhe në të kaluarën. Ka ndodhë rritja e pagave”, ka shtuar ai.

Ai tha se të gjitha premtimet që ka bërë, i ka mbajtur.

“Kudo që kam qeverisë, kam pasur rezultate më të mira. Atë që e premtoj, edhe e bëj. Shuma matna deri sa e them fjalën publike, por kur e them fjalën publike qëndroj mbrapa saj. Mendoj që kemi ekip më të mirë, që garanton zbatimin e programit”, ka thënë Hamza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img