Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës për takim me kryeministrin Albin Kurti.
Ai është parë duke shkuar në takim së bashku me deputetin e PDK-së, Rrahman Rama.
Më herët, gazeta Nacionale ka raportuar se në këtë takim pritet të diskutohet propozimi i PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Kurse, Albin Kurti ka thënë sot se do të flitet edhe për çështjen e presidentit të ri.
