Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza, kanë falënderuar mërgimtarët e Gjermanisë për pritjen në vikendit e kaluar.
Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, ata kanë vlerësuar se tubimet në Gjermani ishin madhështore.
Ata i kanë bërë me dije se këtë fundjave do të jenë në Zvicër.
“Mërgimtarë të dashur jemi bashkë me Bedriun këtu që t’ju falënderojmë për pritjen madhështore gjatë kësaj fundjave në Gjermani”, ka thënë Memli Krasniqi.
Kurse, kandidati për kryeministër i PDK-së ka vlerësuar se me mbështetjen e tyre Kosova mundet ma mirë.
“Ishe një pritje madhështore, pritje impozante. I falënderoj nga zemra, me mbështetjen e tyre Kosova mundet ma mirë. I ftoj dhe i pres që të takohemi në vikendin e ardhshëm bashkë në Zvicër”, ka thënë Hamza.