0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hamza: Asistenca për familjet në skemë sociale do të rritet për 50 për qind

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me përfaqësuesit e “Qatar Charity” kanë qëndruar sot në fshatin Frashër në Mitrovicë, për të parë nga afër kompleksin social të ndërtuar bashkarisht, i cili ka 40 shtëpi për familjet mitrovicase, shkollë moderne, Qendër të Mjekësisë Familjare dhe objekte të tjera përcjellëse.

Gjatë vizitës në këtë kompleks, Hamza ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, krahas rritjes për 50 për qind të asistencës sociale, do të sigurohet që me një program të veçantë të ndihmojë përfituesit e këtyre skemave që të integrohen edhe në tregun e punës.

“Në qeverinë time, asistenca për familjet që janë pjesë e skemave sociale do të rritet për 50 për qind. Me program të veçantë, me trajnime dhe subvencione të punësimit, ne do t’i inkurajojmë dhe mbështetesim përfituesit e skemave sociale që të integrohen në tregun e punës”, ka thënë ai.

Pas vizitës në Frashër, Hamza ka marrë pjesë në përurimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në Iliridë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img