Site icon PrishtinaPress

Hamiti: Shkelësit e Kushtetutës betohen në sundim të ligjit

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar paraqitjen e sotme të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se shkelësit e Kushtetutës betohen në sundim të ligjit.

Sipas tij, qeveria Kurti po dëshiron ta reformon sistemin e dritësisë duke e deformuar.

“Shkelësit e Kushtetutës betohen në sundim të ligjit. Duan ta reformojnë sistemin e drejtësisë duke e deformuar. Qeveria e Ndryshimit. E Shpresës. #KREJTdheDREJT”, ka shkruar Hamiti.

Postimi i plotë:

Exit mobile version