Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e seancës së sotme plenare duke kujtuar 25 vjetorin e referendumit për Pavarësinë e Kosovës në vitin 1991.
Me këtë rast ka folur nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti i cili theksoi se ky referendum ka qenë rruga për liri dhe pavarësi të Kosovës.
“Dua të kujtojmë sot 25 vjetorin e një ngjarje të shënuar për vendin tonë referendumin e Pavarësisë së Kosovës në vitin 1991. Referendumi e legjitimoi deklaratën kushtetuese të 2 korriku 1990 dhe miratimit të kësaj kushtetute të 7 shtatorit të po këtij viti”, ka thënë Hamiti.
Ai ka shtuar se ky referendum vendosi themelet juridike e demokratike të shtetit të Kosovës.