13.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Hamiti: Masat e BE-së ndaj Kosovës janë sanksione, kjo parti e vendosi shtetin në konfrontim me aleatët

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti i ka quajtur “masa shumë të ashpra” ndëshkimet e para të Bashkimit Europian për Kosovën.

Hamiti tha në Frontal në T7 se ato janë sanksione.

“Qeveria po përpiqet me e ëmbëlsu këtëfarë diskursi”, tha ai, duke iu referuar kështu termit të përdorur: “masa”.

Hamiti tha se “këto janë masa shumë të ashpra”.

“Për fatin e keq të këtij populli kjo parti është në pushtet dhe e ka vendosur shtetin e Kosovës në konfrontim me aleatët”, tha ai.

Hamiti foli edhe për pozicionin e presidentes Vjosa Osmani në këtë çështje.

“Ajo është rreshtuar me Kurtin me veprimet dhe mosveprimet e saj”, tha Hamiti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img