Site icon PrishtinaPress

Hamiti: LVV po bie, LDK po rimëkëmbet, qytetarët do ta kenë rastin t’i korrigjojnë gabimet

Dialogu është jetik për Kosovën. Kështu tha Muahmet Hamiti, anëtar i Kryesisë së LDK-së, duke e kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen në këtë proces.

Siç ka thënë edhe më parë, Hamiti theksoi në Frontal të T7 se “status-quo-ja i konvenon vetëm Serbisë dhe Rusisë”.

Përveç të metave që Hamiti thotë se janë evidente në diplomaci, ai përmendi edhe probleme tjera të pushtetit, ndërsa tha se “populli do ta shoh” se çfarë ka zgjedhur.

“Populli do të shoh se ka zgjedhur një pushtet absolut, pa kontrollet e domosdoshme në demokraci”, tha Hamiti.

Anëtari i LDK-së tha se po bie mbështetja për LVV-në.

“Ka rënie të mbështetjes për Lëvizjen Vetëvendosje. Presim që të ketë edhe më shumë rënie”.

LDK-ja, ndërkohë, Hamiti tha se “po rimëkëmbet”.

“Ne dhamë shenja të rikthimit që në zgjedhjet lokale”, theksoi ai.

“Qytetarët do ta kenë rastin që në zgjedhjet e radhës t’i korrigjojnë gabimet që i kanë bërë”, shtoi Hamiti.

Exit mobile version