Anëtari I Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për dialogun me Serbinë.
Hamiti në një postim në facebook tha se Kurtit i është dashur që të vie në pushtet për t’i jetësuar ato që dikur i kundërshtronin me dhunë.
“Bisedat me Serbinë 17 vjet më vonë po i bën Albin Kurti i Vetëvendosjes. Kurti është kryeministër i Republikës së Kosovës, që e ka Pakon e Ahtisarit të mishëruar në Kushtetutë. Së voni Albin Kurti i ka bërë lavde Ahtisarit, që dikur e shanin. Entitetin territorial serb, autonominë politike-territoriale serbe në Kosovë, e ka pranuar Albin Kurti i Vetëvendosjes. Ndryshim qëndrimi për 180 shkallë. Duhej të vinin në pushtet Albin Kurti dhe Vetëvendosje për t’i jetësuar ato që i kundërshtonin me dhunë”, ka shkruar ai.