9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Hamiti ia bën bilancin Qeverisë Kurti: Asnjë njohje, ikje masive e qytetarëve dhe nën sanksione

Nënkryetari i LDK-së, Muhamet Hamiti, është shprehur i shqetësuar me raportet e Kosovës me ShBA-të.

Ai ka bërë me dije se Kosova kurrë me keq nuk i ka pasur relacionet me aleatët.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se për gjatë këtyre tri viteve Kosova nuk ka marrë asnjë njohje dhe po përballet me sanksione nga BE-ja.

Kosova i ka punët më keq se kurrë në relacione ndërkombëtare. Madje edhe me SHBA-të, përkahësin tonë më të madh. Presidentët Trump dhe Biden i kërkonin Serbisë marrëveshje gjithëpërfshirëse normalizimi me Kosovën me njohjen në qendër (‘a comprehensive normalization agreement ëith Kosovo centered on mutual recognition’). Jo më. Pse? Sepse Qeveria Kurti e ka humbur argumentin me bashkësinë ndërkombëtare, madje edhe me miqtë dhe aleatët tanë. Nuk arrin ta bindë askë, për asgjë, pos militantëve të vet. S’e kemi asnjë njohje të shtetit tonë në tri vitet e kësaj Qeverie. Kosova po vuan prej sanksioneve ndërkombëtare për herë të parë në historinë e vet. Treqind milionë euro projekte të bllokuara deri tani. Humbjet po shtohen për çdo ditë. Njerëzit po e braktisin Kosovën me të madhe”, ka shkruar Hamiti.

Zyrtari i LDK-së ka përmendur edhe deklaratën problematike të ministrit Aliu, e cila është përmendur edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga përfaqësuesi i Rusisë.

Në ndërkohë, ministri i Albin Kurtit e quan Kosovën shtet të përkohshëm. Drejtuesit e pandërgjegjshëm të shtetit tonë heshtin. Këtu jemi me pushtetin që e ka shpallur veten Qeveri të Shpresës. Shpresa vdes e fundit”, ka shkruar Hamiti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img