Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj sulmeve të kryeministrit Albin Kurti për Prokurorinë.
Ai ka bërë me dije se lufta ndaj korrupsionit është edhe kur pandehet se korrupsionin e bën Qeveria.
“Ka korrupsion të rëndë qeveritar në Kosovë, siç po e shohin qytetarët e vendit që s’u pëlqen korrupsioni. Kështu e ka cilësuar edhe Departamenti amerikan i Shtetit: serious government corruption. Lufta ndaj korrupsionit është luftë ndaj korrupsionit, edhe kur pandehet se korrupsionin e bën Qeveria. Jo luftë ndaj Qeverisë”, ka shkruar Hamiti.