6.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

Hamiti i LDK-së rikujton një tekst të Ibrahim Rugovës para 55 vitesh: Ati Themeltar i shtetit të Kosovës

­Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka rikujtuar një shkrim të shkruar para 55 vitesh nga Ibrahim Rugova kur kishte qenë student, me rastin e 28 nëntorit.

Hamiti përmes një postimi në Facebook, ka ndarë një pjesë nga ky shkrim, ku Rugova flet për perandorinë Osmane që ka marrë shumëçka nga shqiptarët, por jo atë më të vlefshmen, fuqinë e trimërinë.

”Kulçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mundi të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve”, shkruante Ibrahim Rugova, atëherë student, si sot para 55 vitesh.”, shkruan Hamiti teksa citon Rugovën.

“Ibrahim Rugova i priu lëvizjes për pavarësi të Kosovës. U zgjodh katër herë President i Kosovës. Ati Themeltar i shtetit të Kosovës”, ka përfunduar ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img