2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Hamiti i LDK-së: Qytetarët të sanksionojnë Osmanin e Kurtin në zgjedhjet e ardhshme për konfrontimin e tyre me SHBA-në e BE-në

Muhamet Hamiti i LDK-së tha se udhëheqësit e vendit janë në kurs konfrontimi me SHBA-në dhe BE-më.

Ai kritikoi gjuhën e tyre ndaj dy fuqive, duke përmendur edhe frazat e përdorura nga kryeministri Kurti dhe kryediplomatja Gërvalla.

“#KREJTdheDREJT në kurs konfrontimi me SHBA-të dhe BE-në. Kush? Kosova, që drejtues në politikë të jashtme i ka sot presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrat Bislimi dhe Gërvalla-Schëarz. Për fajin e tyre – dhe këta flasin me një zë –  Kosova është nën sanksione ndërkombëtare të atyre që protagonistët tanë arrogantë i quajnë ‘tigra prej letre’ dhe ‘naivë’. Merreni me mend, ‘tigër prej letre’ BE-ja, ‘naiv’ Sekretari Amerikan i Shtetit! Me këso gjuhe flasin pushtetarët tanë në emër të Kosovës”.

Sipas Hamitit, qytetarët në zgjedhjet e radhës duhet t’i sanksionojnë pushtetarët aktualë.

“Vuajtësit e sanksioneve, qytetarët e Republikës së Kosovës, e kanë mundësinë që në zgjedhjet nacionale të radhës t’i sanksionojnë drejtuesit e vet të papërgjegjshëm. Për të mirën e vet, sa më herët, aq më mirë”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img