Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka thënë se Qeveria Kurti është “shkelëse serike e Kushtetutës”.
Tutje ai ka shkruar se me qeverisjen Kurti është rritë shkalla e varfërisë për 16%.
Postimi i plotë i Muhamet Hamitit:
Qeveria e Ndryshimit
Shkelëse serike e Kushtetutës!
Kosova nën sanksione ndërkombëtare të miqve dhe aleatëve historikë! Për herë të parë në historinë e vet.
Rritje e shkallës së varfërisë së qytetarëve të Kosovës për 16%!
A po mburret Albin Kurti me këto arritje kur po thotë se të tjerët as në ëndërr nuk mund t’i shohin këto rezultate të tij?
Nëse ju pëlqen ky ndryshim do ta keni edhe një vit, më 2024.
Regjimi i ri 3-vjeçar i VV-së #KREJTdheDREJT