Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shprehur shqetësimin e tij për imazhin e Kosovës gjatë periudhës së qeverisjes së Vetëvedosjes.
Sipas tij, Kosova ka përjetuar një përkeqësim të imazhit të saj në arenën ndërkombëtare gjatë kësaj periudhe.
Ai ka bazuar pretendimin e tij në disa raporte, përfshirë atë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që përmendin nivelin e lartë të korrupsionit në Qeveri, si dhe raportin e organizatës “Reporterët pa Kufij”, ku theksohet një regres në lirinë e medias në Kosovë.