Edhe pse tranferimi i mbrojtësit të Kombëtares Mërgim Mavraj u bë me shumë bujë nga Këlni te Hamburgu, me shpresën se ky i fundit do t’i jepte një dorë ekipit për të dalë nga situata e vështirë, nuk ka ndodhur kështu.
Mavraj në takimin e fundit ndaj Ingolstad ka nisur si titullar, skuadra e tij ka humbur me rezultatin 3-1. Ky ishte takimi i vlefshëm për javën e 18 të kampionatit, i cili ka qenë një dështim për Mavrajn dhe Hamburgun.
Kujtojmë, që Hamburgu aktualisht pozicionohet në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 13 pikë të grumbulluara. Mavraj nuk po kryen detyrën siç duhet ose më saktë siç pritej