Site icon PrishtinaPress

Hamasi thotë se po kërkon të zgjasë armëpushimin katërditor

Hamasi tha se dëshiron që të zgjatet pauza aktuale në luftimet në Gaza.

Ky veprim mund të rrisë numrin e pengjeve që lirohen.

Sipas marrëveshjes aktuale, të hënën është dita e fundit e armëpushimit.

Në një deklaratë, Hamasi tha se “po kërkon të zgjasë armëpushimin pas përfundimit të katër ditëve përmes përpjekjeve serioze për të rritur numrin e pengjeve të liruar siç përcaktohet në marrëveshjen e armëpushimit humanitar”.

Një zyrtar i lartë palestinez i njohur me negociatat që po zhvillohen në Katar tha se Hamasi ka informuar ndërmjetësuesit se është i gatshëm të zgjasë pauzën me dy deri në katër ditë dhe se një zgjatje mund të sjellë lirimin e 20 deri në 40 të burgosurve izraelitë.

Izraeli më parë ka thënë se armëpushimi mund të zgjatet nëse lirohen të paktën 10 izraelitë në ditë, megjithëse ka këmbëngulur gjithashtu se pauza do të jetë vetëm e përkohshme dhe është zotuar se do të zhdukë Hamasin.

Exit mobile version