Hamasi ka thënë se lideri i tyre, Ismail Haniyeh është në kontakt me ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit për të diskutuar idetë për një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
“E gjitha u bë në një frymë pozitive me përmbajtjen e diskutimeve në vazhdim”, thuhet në deklaratë.
Hamasi shtoi se në orët e fundit, anëtarët e tij diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit me zyrtarët në Turqi.