0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hamasi thotë se është në pritje të përgjigjes nga Izraeli për armëpushimin

Pesë ditë pasi pranoi një pjesë të rëndësishme të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Gazë, Hamasi është tashmë në pritje të një përgjigjeje nga Izraeli, thanë të dielën dy përfaqësues të grupit militant.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se negociatat do të vazhdonin këtë javë, por ai nuk përmendi një afat kohor.

Protestuesit ndërkaq bllokuan rrugët në mbarë Izraelin të dielën, ndërsa u shënuan nëntë muaj nga fillimi i luftës.

Propozimi amerikan me tre faza për territorin palestinez u paraqit në fund të majit nga presidenti Joe Biden dhe për të po ndërmjetësohet nga Katari dhe Egjipti. Plani synon t’i japë fund luftës dhe të mundësojë lirimin e rreth 120 izraelitëve që ende mbahen peng nga Hamasi.

Një zyrtar palestinez në dijeni të zhvillimeve i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Izraeli është angazhuar në bisedime me Katarin dhe se pritej t’i jepej një përgjigje Hamasit brenda disa ditëve.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se negociatat do të vazhdonin këtë javë, por ai nuk përmendi një afat kohor.

Ndërsa konflikti hyri në muajin e nëntë, protestuesit bllokuan rrugët në mbarë Izraelin të dielën. Me flamuj dhe këngë, ata i bënë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu të dorëhiqet dhe kërkuan vendosjen e armëpushimit që do të mundësonte kthimin e pengjeve që mbahen nga militantët e Hamasit.

“Kemi ende 120 pengje në Gazë dhe qeveria po bën çfarë mundet që ata të mos kthehen. Ushtria dhe drejtuesit e sigurisë kanë thënë se nuk kemi nevojë të qëndrojmë më në Gazë. Ka ardhur koha t’i kthejmë këta njerëz në atdhe. Ka ardhur koha të gjejmë një mënyrë që ky rajon të jetojë në paqe dhe jo me luftë pa fund. Jam këtu për të protestuar ndaj qeverisë dhe për të kërkuar që marrëveshja e paraqitur të pranohet nga qeveria izraelite”, thotë protestuesja Elisheva Baumgarten.

Pranimi i propozimit do të sillte pauzën e parë në luftime që nga nëntori dhe do të përgatiste terrenin për bisedime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img