1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Hamasi sulm në Evropë? Çfarë po paralajmërojnë autoritetet e inteligjencës në Izrael?

Autoritetet në Izrael kanë akuzuar Hamasin për planifkimin e një sulmi në ambasadën izraelite në Suedi.

Agjencia e inteligjencë izraelite, Mossad, ka hasur në një anëtar të dyshuar të Hamasit në Suedi lidhur me këtë, por nuk tregoi nëse ishte arrestuar, raporton Sky News.

Siç raportohet, Mossad mori informacione se rrjeti i Hamasit mori urdhra nga një post komande në Liban dhe kishte “qëllim për të sulmuar ambasadën izraelite në Suedi, për të blerë parashutistë dhe për të aktivizuar anëtarët e grupeve kriminale në Evropë”.

Kërcënimet për sulme të mundshme vijnë derisa muajin e kaluar autoritetet daneze, gjermane dhe suedeze njoftuan arrestimin e disa të dyshuarve.

Nuk kishte reagim të menjëhershëm nga grupi Hamas.

Ndryshe janë bërë tre muaj prej kur filluan luftimet mes grupit Hamas dhe autoriteteve izraelite në Gaza dhe më 14 janar bëhen 100 ditë që nga nisja e konfliktit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img