Site icon PrishtinaPress

Hamasi refuzon bisedat me Izraelin për armëpushim në Gaza, thonë se e duan planin e Bidenit

Hamasi ka deklaruar se nuk do t’i bashkohet bisedimeve për armëpushim në Gaza.

Një zyrtar i lartë i Hamasit, ka thënë për BBC-në se ata nuk do të marrin pjesë në bisedimet indirekte për armëpushim dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve, që do të rifillojnë në Doha, të enjten.

Siç shkruan BBC, grupi i armatosur palestinez, do një udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes, që sipas zyrtarit të lartë të Hamasit, duhet të bazohen në marrëveshjen e propozuar nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden.

“Ne duam një udhërrëfyes për të zbatuar atë që kemi rënë dakord tashmë bazuar në planin e armëpushimit të Presidentit Biden dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit, e cila garanton tërheqjen e Izraelit nga Rripi i Gazës, veçanërisht nga korridori i Filadelfit [që kalon përgjatë kufirit me Egjiptin] dhe lejon kthimi i personave të zhvendosur në veri të Gazës pa kufizime dhe lejon rrjedhjen e ndihmave humanitare”, tha ai për BBC, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai akuzoi Izraelin se ka shtuar kushte të reja, e që edhe e refuzoi marrëveshjen e mëparshme.

Faza e parë e marrëveshjes, e përshkruar nga Biden më 31 maj dhe e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, do të përfshinte një “armëpushim të plotë” që zgjat gjashtë javë, tërheqjen e forcave izraelite nga zonat e populluara të Gazës dhe shkëmbimin e disa pengjeve, duke përfshirë gra, të moshuar dhe të sëmurë ose të plagosur.

Ndërsa faza e dytë do të përfshinte lirimin e të gjithë pengjeve të tjerë të gjallë dhe një “përfundim të përhershëm të armiqësive”.

E treta do të shihte fillimin e një plani të madh rindërtimi për Gazën dhe kthimin e eshtrave të pengjeve të vdekur.

Exit mobile version