Site icon PrishtinaPress

Hallakama e madhe për rregulloren e BQK-së, Kurti: Mungesa e saj mund të rezultojë në financimin e terrorizmit

Me vendim të Bankës Qendrore të Kosovës, nga 1 shkurti ka hyrë në fuqi rregullorja e re për sistemin e pagesave me para të gatshme, ku parashihet që Euro të jetë valuta e vetme, teksa përjashtohen nga përdorimi valutat tjera – përfshirë dinarin serb.

Lidhur me këtë është deklaruar më shumë se një herë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se vendimet e institucioneve të pavarura si BQK-ja, janë të panegociueshme.

Në një komunikatë për media të lëshuar mbrëmë nga Qeveria, thuhet se mungesa e një rregulloreje të tillë, mund të rezultojë në aktivitete të kundërligjshme si shpëlarja e parasë, financimin e terrorizmit e të tjera.

Ky vendim është përgjegjësi themelore e Bankave Qendrore, duke synuar rregullimin e \

hyrjes së monedhave të huaja brenda territorit. Mungesa e një rregulloreje të tillë mund të rezultojë në shpërlarjen e parasë, financimin e terrorizmit dhe aktivitete të tjera të kundërligjshme”, thuhet në komunikatë.

Kurti teksa thirret në rregulloren e BQK-së, thotë se përdorimi i dinarit do të ishte i kundërligjshëm.

Ai po ashtu ka deklaruar se duhet një periudhë tranzicioni për çështjen e dinarit serb, teksa shton se gjatë këtij muaji do t’i ofrojnë të gjitha informacionet e nevojshme për këtë çështje.

Rreth çështjes së dinarit ka pasur reagime të shumta  në arenën ndërkombëtare, të cilët kanë kërkuar që situata të zgjidhet përmes dialogut dhe Kosova ta shtyjë zbatimin e vendimit.

Exit mobile version