0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haliti: Vuçiq s’e firmos planin e BE-së, tetë pika janë në favor të Kosovës, dy për Serbinë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur për planin franko-gjerman, teksa ka thënë se “e kemi raportin 8:2 të përfitimeve nga kjo marrëveshje”.

Sipas tij, tetë pika janë në favor të Kosovë dhe dy për Serbinë, “në njëfar mënyre që do të krijonë probleme për Kosovën”.

“Do të vijë momenti kur do të thonë ‘ose merre, ose leje’. Unë hallin e kam te statuti i Asociacionit dhe si do ta zgjidhim”, tha ai sonte në një intervistë në ATV.

Haliti beson që Kosova duhet nënshkruajë planin evropian pasi siç shprehet ai, “jemi në presion të madh”.

Ndërkohë, ai u shpreh se Serbia nuk e nënshkruan këtë plan, pasi ‘loja e tyre është që Kosova mos ta firmosë atë”.

“Unë mendoj se ata nuk e nënshkruajnë. Loja është me na shti neve mos me nënshkru. Ata e kanë vështirë”, theksoi Haliti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img