1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Haliti: S’votoj kundër Speciales, kam qejf të përballem me raportin e Dick Martyt

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti nuk nënshkroi iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ai, në një intervistë për Rubikon të KTV-së e ka quajtur lojë “ping pong-u” këtë situatë të krijuar.

“Çdo çështje që trajton Kuvendi, është në dorë të deputetëve dhe ata po luajnë nga njëherë ping- pong pa nevojë”, ka thënë Haliti.

“Të tre liderët institucionalë besoj se janë të përgjegjshëm dhe do të veprojnë në përputhje me interesat e vendit dhe jo për të krijuar një situatë që nuk do të na bënte mirë neve asnjërit”, shtoi tutje ai.

Haliti u shpreh i sigurt se do të votojë kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

“Unë as nuk do ta votoj e as nuk do ta nënshkruaj. Do të votoj kundër shfuqizimit sepse jam protagonist i raportit të Dick Martyt dhe kam shumë qejf që të përballem në Gjykatë me këtë raport”, ka thënë Haliti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img