Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovsë, Xhavit Haliti, ka replikuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili diskutoi në lidhje me çështjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Haliti, mes tjerash përmendi edhe zgjedhjet në Serbi, teksa iu drejtua me një pyetje kryeministrit Kurti.
“Në qoftë se kryeministri Kurti e merr fjalën sa do dhe pa kufizim, dhe opozita duhet me pasë të drejtë të diskutojë njëjtë me kohën e kryeministrit. Nuk shkon me bo fushat këtu kryeministër”, ka thënë Haliti.
“Zoti kryeministër, po e shoh që keni filluar fushatën, Vuçiqi ka shpall zgjedhjet, po besoj që edhe ti ke caktuar një afat, kur do t’i fillosh”.
“Dua të them çështjet e shqiptarëve jashtë kufijve obligim kushtetues ka Shqipëria me i mbrojt, neve askush s’na pengon me fol dhe për të diskutuar por e drejtë kushtetuese është e Shqipërisë”.