-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Haliti: Po nuk deshi Albini s’ka zgjedhje, opozita e ka të pamundur t’i ketë 61 vota

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar pas deklaratës së Ramush Haradinaj, ku thotë se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në pranverë.

Haliti në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se zgjedhjet mbahen atëherë kur qeveria kërkon votëbesimin e qeverisë nëse nuk i merr 61 vota, por thotë se edhe opozita e ka të pamundur t’i ketë 61 vota.

“Zgjedhjet mbahen atëherë kur qeveria aktuale, kërkon votëbesim të Qeverisë në qoftëse ajo nuk arrin të merr më shumë se 61 vota, e më shumë por merr më pak se 61 vota, atëherë konsiderohet e rënë, pas kësaj Presidentja është e detyruar ta shpërndajë Parlamentin, të shpallë zgjedhje të jashtëzakonëshme të cilat mbahen brenda 45 ditësh, varianti tjetër që opazita të ketë 61 vota është i pamundur”, tha Haliti.

Sipas deputetit, nëse Albini nuk dëshiron, atëherë nuk do të ketë zgjedhje, por vetëm mund ta shtyejë grupin parlamentar që të votojë mocionin për rrëzimin e qeverisë.

“Sipas meje, po nuk deshi Albini s’ka zgjedhje, po u vu në presion atëherë mund të bëjë ndonjë lëvizje të ngjashme me të kaluarën përmes rrëzimit të vetvetes duke e shtyrë grupin parlamentar që të votojë mocionin për rrëzimin e qeverisë. Ndodhë që në marrëveshje me njërën nga partitë opozitare të bëjë marrëveshje bashkëqeverisje me qëllim që t’ia lehtësojë vetvetes fillimin e zbatimit të marrëveshjeve”, shtoi ai.

Haliti shton se ka mundësi që i është vënë kusht për heqjen e sanksioneve përmes zgjedhjeve ku do të merrnin pjesë edhe partitë serbe.

“Mund edhe t’i është vënë kusht edhe për heqjen e sanksioneve përmes shpalljes së zgjedhjeve në te cilat do merrnin pjesë edhe partitë serbe, por edhe të mbahen edhe zgjedhjet në komunat e veriut të Kosovës”, përfundoi Haliti.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img