Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka komentuar deklaratat e qeveritarëve se kanë kërkuar dokumente rreth dialogut nëpër kate të ndërtesës së Qeverisë.
Sipas Halitit, këto janë deklarata politike.
‘’Nëse i kanë hapë fijokat e tavolinat, ato nuk i kanë gjet. Nëse ky shtet ka funksionu pa arkiv, është shqetësuese. Nuk është dashtë pa u marr vesh me ta’’, tha ai në Argument Plus.
‘’I lë fajtorë qeverisjet e kaluara nëse s’kanë përgatit informacionin e duhur për arkivë. Unë po besoj që s’jemi pa dokumente. Këto deklarata të tyre janë politike. Kishe qy ne çka po bëjmë’.