Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se në bazë të qëndrimeve të deputetëve, koalicioni nuk i ka votat për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Madje Haliti ka thënë se për të numri i mjaftueshëm i votave do të ishte nëse pushteti dhe opozita do ta votonin këtë marrëveshje.
“Në qoftë se koalicioni do të votonte unison ashtu siç i ka numrat, atëherë do ta kalonte. Por, në bazë të deklaratave të deputetëve, unë nuk po e shoh që koalicioni i ka votat e mjaftueshme akoma. Sidoqoftë për mua numri i mjaftueshëm do të ishte nëse pushteti dhe opozita do ta votonin këtë ligj dhe nëse ishin të sinqertë me njëri-tjetrin për ta thënë të vërtetën lidhur me demarkacionin”, ka deklaruar Haliti.
Demarkacioni do të dal në votim në Kuvendin e Kosovës me 1 shtator./Zeri/