-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haliti në Bruksel, diskutime për vizat dhe MSA-në

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, për të parë nga afër ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit(MSA).
Gjatë vizitës në Bruksel, nënkryetari Haliti është takuar së pari me kryetarin e Komisionit Parlamentar Evropian për marrëveshjen e MSA-së me Kosovën, Tonino Picula.
Gjatë diskutimit për liberalizimin e vizave, Haliti dhe Picula kanë vlerësuar se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet dhe se ka mbetur vetëm edhe çështja e ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
“Temë e veçantë e takimit ishte edhe koordinimi i punëve të Komisionit të përbashkët të MSA-së. Në nëntor do mbahet mbledhja e përbashkët. Ministria e Punëve të Jashtme duhet urgjentisht që përmes komunikimit zyrtar me Parlamentin Evropian, ta rregullojë statusin protokollar të Komisionit Parlamentar për MSA, me qëllim që të jemi më aktiv në këtë Parlament përmes pjesëmarrjes në seanca, komisione dhe për të lobuar”, tha Haliti pas takimit me Piculan.
Në këtë takim janë diskutuar edhe çështje të brendshme organizative që kanë të bëjnë me Komisionin e përbashkët Parlamentar, ku Haliti dhe Picula janë bashkëkryetarë.
Gjatë vizitës në Bruksel, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, do të ketë takime edhe me zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian, Ulirike Lunacek dhe me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img