Site icon PrishtinaPress

Haliti: Ministrat e Kurtit nuk po na e hapin telefonin

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, asnjëherë nuk ka qenë në komunën që ai drejton prej se e ka marrë pozitën e tij.

Haliti tha se ministrat e Kurtit nuk po ua hapin telefonat.

“Nuk po mund të bisedojmë për projektet vitale në interes të qytetarëve që e kemi për obligim, dikasteret qendrore dhe pushteti komunal”, tha Haliti.

Ai tha se komunat nuk mund t’i bëjnë opozitë qeverisë.

“Nuk e besoj që kryeministri Kurti e ka menduar që niveli lokali t’i bëj rivalitet nivelit qendror. Besoj që kjo është një shaka e radhës e tij”, tha Haliti për Klan Kosova.

 

Exit mobile version