Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se Albin Kurti nuk është veteran i UÇK-së.
“Nuk ka qenë, ai s’ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), pa marrë parasysh unë i sfidoj ata që ja kanë dhënë statusin”.
“Ai ka qenë sekretar në zyrën e Adem Demaçit. Spo them që ‘sija ka rreh zemra britë’ që thotë populli për të qenë pjesë e angazhimit për liri, por nuk ka qenë strukturë e UÇK-së, nuk ka qenë”, ka thënë Haliti në RTV Dukagjini.