Site icon PrishtinaPress

Haliti: Kryesia nuk ka asnjë material për seancë për Gjykatën Speciale

Megjithëse veteranët thonë se presin që javën e ardhshme të mbahet një seancë për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, Kryesia e Kuvendit ende nuk ka pranuar asnjë material me të cilin kërkohet që të rishqyrtohet këtij ligji.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka thënë për lajmi.net se nuk ka informata për mbajtjen të ndonjë seance për Gjykatën Speciale.

“Nuk kam asnjë informatë për këtë çështje. Përderisa nuk ka ardhur asnjë material për t’u diskutuar në Kryesi, nuk di çka të them”, ka thënë Haliti.

Më tej ai ka thënë se thirrja e një seance të tillë varet nga analizat që bëhen për nevojën e ndryshimeve në atë ligj.

Krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thonë se kanë marr premtime se javën e ardhshme në Kuvend do të trajtohet çështja e ndryshimit të Ligjit  për Gjykatën Speciale.  Veteranët kërkojnë që Gjykata Speciale të merret edhe me krimet serbe në Kosovë.

Exit mobile version