Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u pajtuan me 18 mars për zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.
Pas një takimi që zgjati më shumë se 12 orë mes Kurtit dhe Vuçiq, nënshkrimi zyrtar mungoi.
Krejt kjo pasi shteti Serb refuzoi të nënshkruajë zyrtarisht marrëveshjen.
Për arritjen e ujdisë mes dy shteteve, ka folur zëvendës-kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, njëherësh edhe deputet i PDK-së, Xhavit Haliti.
Halitit tha se kjo arritje e marrëveshjes është për t’i zgjidhur disa nga problemet e dy shteteve.
Sipas Halitit, Kosova nuk ka nevojë për njohjen e Serbisë.
“Marrëveshja e Ohrit është për t’i kapërcyer disa çështjeve që po përballen Kosova-Serbia, procesi do të jetë i gjatë. Kosova nuk ka nevojë për njohjen e Serbisë. Juridikisht në de-facto Kosova do të bëhet pjesë Këshill të Evropës dhe NATO-së si Kosovë e pavarur”, tha Haliti.
Deputeti i PDK-së foli edhe për arsyen që shteti i Kosovës nuk ka pranuar njohje të reja.
Haliti tha se barrën e angazhimin për njohjen e vendit tonë si shtet e ka marrë përsipër BE-ja dhe SHBA-ja.
Ai thotë se Serbia dhe Rusia po i shkaktojnë Kosovës probleme në këtë aspekt.
“Përgjegjësia dhe angazhimi për njohjen e pesë shteteve të Bashkimit Evropian e ka marr BE dhe SHBA për ta ndihmuar Kosovën që edhe këto shtetet e BE-së ta njohin pavarësinë e vendit tonë. Njohja e 5 vendeve të rëndësishme për Kosovën janë shumë të rëndësishme. Serbia dhe Rusia po i sjellin Kosovës probleme për njohje nga shtetet e tjera, por duhet të kalojmë këtë pengesë dhe të integrohemi në BE”, u shpreh Haliti për Front Online.
Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro janë pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Shtetet që kanë ndihmuar Kosovën për t’u çliruar nga Serbia kanë ndikuar te shumë vende për të marrë vendimin e njohjes.