1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Haliti: Këto janë temat që do të diskutohen nga Stoltenberg, në takim me Kurtin e Osmanin

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se takimi i kryeministrit Kurti me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, do të zhvillohet me tema të ndryshme, përfshirë këtu edhe marrëveshjet e nënshkruara më parë.

Haliti në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Stoltenberg do jap informacion kofidencial lidhur me dyshimet që Serbia e Rusia po përgatitin një luftë të re në Ballkan, sidomos sipas tij, në Kosovë.

“Besoj që Z. Stoltenberg do ua përseris kërkesat e BE dhe SHBA, për sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara më parë , ashtu siç do ua rikujtoj që siguria , integriteti teritorial dhe politik i Kosovës, është i garantuar nga NATO”, tha Haliti.

“Gjithashtu besoj që do ju jap informacion kofidencial lidhur me dyshimet që Serbia e Rusia po pergatitin një luftë të re në Ballkan e me theks të veçantë në Kosovë”, shtoi ai.

Tutje, Haliti thotë se temë diskutimi do të jetë edhe situata në veri të Kosovës, por sipas tij, tema kryesore do jetë Integrimi i Ballkanit Përendimorë në BE.

“Normalisht që do diskutojnë edhe për situaten e krijuar në veri, rreziqet që mund ti vijnë Kosovës. Por mendoj që tema kryesore do jetë Integrimi i Ballkanit Përendimorë në BE, obligimet e Kosoves që duhet të përmbushen edhe për fillimin e negociimit për tu antarësuar në NATO”, tha Haliti.

“Pra nuk mjafton vetëm dëshira e jonë, por duhet të fillojmë në përmbushjen e obligimeve dhe detyrimeve për ti hapur Kosovës rrugëtimin perëndimorë. Nga Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, pres që ti kuptojnë mesazhet dhe të fillojnë zbatimin e detyrave të shtëpisë”, tha Haliti për GazetaBlic.

Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës, ka bërë të ditur se takimi i kryeministrit Kurti me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, do të zhvillohet nga ora 16:35.

Sipas njoftimit, për këtë takim mediet mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë, ndërsa ato nga takimi thuhet se do të shpërndahem për media nga Zyra për Komunikim me Publikun.

Para takimit me Kurti, i pari i NATO-s do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku pas takimit do kenë konferencë të përbashkët për medie.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img