1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Haliti i reagon ministres Hajdari: Jemi duke shqyrtuar seriozisht nëse do të pranojmë të zbatohet vendimi juaj i jashtëligjshëm për bordin e Postës

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Postës së Kosovës, Halit Isufi, ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të ministres në detyrë Rozeta Hajdari, e cila ka arsyetuar emërimet në bordet e Postës, Ujësjellësit e Infrakos-it.

Isufi, përmes një reagimi dërguar mediave ka thënë se deklarata e Hajdarit është skandaloze dhe e pavërtetë.

“E konsideroj të domosdoshme të reagoj ndaj një deklarate të ministres Rozeta Hajdari në llogarinë e saj në Facebook ku mundohet të arsyetoj shkarkimin e bordeve dhe emërimin e militantëve partiakë. Deklarata juaj është shumë skandaloze, e pavërtetë dhe denigruese për mua si Kryesues i Bordit të Drejtorëve të Postës dhe kolegëve të mi”, ka thënë ai.

Haliti ka pyetur ministren të sqarojë deklarimin për siç ka thënë, “është ndalur gjakderdhja financiare”.

“Për çfarë gjakderdhje financiare e keni fjalën?! Kur na paska ndodhur kjo? Kush e ka bërë? Pse nuk të vije turp të gënjeni publikisht?! Nëse unë dhe kolegët e mi paskemi shkaktuar “gjakderdhje financiare” dhe paskemi vjedhur dërgoje policinë të na arrestojnë”, ka thënë më tej ai.

Haliti konsideron se ministrja në detyrë, ka shpifur dhe denigruar publikisht me deklarimin për bordet.

“Nuk të lejojmë të na denigrosh publikisht duke u munduar me rrena e shpifje të ulëta të mbulosh skandalin dhe shkeljen ligjore që po dërgon masa të dhunshme në ndërmarrje publike përmes emërimit të militantëve partiak! Sjellja jote nuk i përket nivelit të një ministreje, edhe pse je e shkarkuar me gjithë qeverinë tënde me 2/3 e votave të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Ti je ajo që duhet të shkosh në shtëpi sa më parë dhe jo unë dhe kolegët e mi që kemi kaluar nëpër konkurs publik të vlerësuar lartë edhe nga Kompania Britanike konsulentë”, thotë kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Postës së Kosovës.

Haliti thotë se do të shqyrtohet vendimi për shkarkimin e bordit të postës dhe mund siç ka thënë ai të mos zbatohet vendimi, duke e quajtur të jashtëligjshëm.

“Po të njoftoj publikisht ty dhe shefat tu në qeverinë e shkarkuar se unë dhe kolegët e mi jemi duke shqyrtuar seriozisht nëse do të pranojmë të zbatohet vendimi juaj i jashtëligjshëm.

Unë dhe kolegët e mi anëtarë të Bordit të Drejtorëve nuk e kemi lejuar as regjimin e Millosheviqit të na shkel dinjitetin e nuk të lejomë as ty dhe shokët e shoqet tuaja në Qeverinë në ikje”, ka thënë Haliti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img