0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Haliti i përgjigjet Ramabajës: S’e din as çka ka qenë UÇK-ja, nuk është aq trim

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti i është përgjigjur analistit politik, Sadri Ramabajës, pasi ky i fundit tha për Halitin se e ka vendin në Hagë.

Haliti tha se Ramabaja nuk e di çka ka qenë UCK-ja, kjo për shkak se aktivitetin e tij në LPK e ka shuar ose është përjashtuar.

“Nuk e shoh të domosdoshme t’i përgjigjem z. Ramabaja. Ai s’ka informacion, s’e din as cka ka qenë UCK-ja. Kur ka ardhur në Zvicër ka qenë pjesë e LPK-së, pastaj njëfarë konflikti që e ka pasur me Emrushin dhe Mustafën, pastaj ka ngelur njëfarë fraksioni”, është shprehur Haliti në emisionin Pressing të T7.

“Pastaj e ka shuar aktivitetin ose nuk e di a është përjashtuar. Kështu që për Hagë, për qejf të Sadrisë unë shkoj, nëse më thirrin. I kam thënë publikisht, jo atij, por të gjithë njerëzve në Kosovë, kushdo që mendon se i kam bërë keq, të më padisin dhe të shkruajnë në media e edhe pse jo të më padisin në Hagë”, vazhdoi Haliti.

Tutje, Haliti tha se ka qenë dëshmitar në rastin Syri i Popullit në të cilin Ramabaja ka qenë i akuzuar. Haliti gjithashtu tha se sipas akuzës ka qenë target për t’u vrarë. Megjithatë tha se Ramabaja nuk është i asaj punë dhe s’është aq trim.

“Unë kam qenë dëshmitar në gjykimin e tyre tek rasti Syri i Popullit. Ka qenë një akuzë kundër tyne që kanë bërë plan me na vra disave, mua as që më ka shkuar mendja që është i asaj pune. Nuk është aq trim. Na ka përmendur në disa artikuj”, shtoi Haliti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img