Site icon PrishtinaPress

Haliti flet pas ekzekutimit të pagave të mësimdhënësve të komunës së Vitisë

Pas disa ditë vonese, më në fund mësimdhënësve të komunës së Vitisë iu dolën pagat.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

“Po, para orës 16:00 mësimdhënësve iu kanë dalur pagat. Sot me datën 9.10”, tha Haliti.

Ai pati kritika për ministrin e Financave, Punës dhe Tramsfereve Hekuran Muratin.

Haliti tha se kjo është ndërhyrje puro politike nga ana e tij.

“Më në fund e kemi gjetur zgjidhjen. Unë asnjëherë se kam ndërprerë komunikimin me sektorët profesionistë, me Drejtorinë e Financave dhe Ministrinë e Financave. Por, kjo ka qenë ndëhyrje puro politike e ministrit Hekuran Murati”, tha ai.

“Unë dje në takimin me kryetarët, i kam thënë ministrit Murati që po i dëmton komunat. 135 milionë euro ua ka marrë komunave. Ai e ka dëmtuar edhe komunën e Vitisë në këtë rast. Është dashur të gjejmë zgjidhje me shumë vështirë për kontratën kolektive, gjë që nuk i takon komunës kjo çështje”, theksoi kreu i komunës së Vitisë.

“Bile ditën e djeshme në vend se të diskutohej puna e kontratës kolektive dhe punë të tjera, aty flitej për qentë endacakë, e që zgjidhje nuk iu kanë bërë që katër vjet”, tha ndër të tjera ai për Klankosova,tv

Exit mobile version