Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka mohuar mundësinë se ish-deputeti i kësaj partie, Ramë vataj, do të kalojë në AAK.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një foto me kolegun e tij duke thënë se profesori Vataj është i palëkundur në rrugëtimin e përbashkët politik.
“Me mikun tim, profesorin e nderuar Ramë Vataj, të palëkundur në rrugëtimin e përbashkët politik”, ka shkruar Haliti.