4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Haliti: Demarkacioni nuk do ta rrëzojë koalicionin PDK-LDK!

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka mohuar se do të prishet koalicioni qeverisës PDK-LDK, në rast së nuk ratifikohet marrëveshja për demarkim të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, raporton gazetablic.com

Sipas tij, “s’ka asnjë arsye që të prishet koalicioni i PDK-së me LDK-në”, tha ai duke u shprehur i bindur se “koalicioni, do vazhdoj të funksionoj deri në fund të mandatit”, raporton gazetablic.com
Ndërsa për çështjen e Demarkacionit, Haliti tha për “Gazeta Blic” se nëse grupet parlamentare arrijnë një marrëveshje të përgjithshme në lidhje me këtë çështje, pas analizimit të të gjitha argumenteve që lidhen me të, do të përfitonte Kosova.
Unë mendoj që Grupet Parlamentare do ta analizojnë situatën në të cilën jemi. Do ta analizojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare lidhur me shpalljen e pavarësisë, Pakon e Ahthisarit, Marrëveshjen e Vjenës, Deklaratën e Pavarësisë.
Nëse politikisht analiza behet mirë, duke u bazuar në faktet që dalin nga këto marrëveshje, duke analizuar qëndrimet që ka Bashkësia ndërkombëtare sa i përket çështjes së demarkacionit të kufirit Kosovë – Mali i Zi, raportet aktuale në mes të dy vendeve tona, interesat e përbashkëta, e në veçanti interesat e Kosovës.
 Shpresoj që grupet parlamentare do të arrinin një konsensus, nga i cili do të përfitonte Kosova në rënd të parë, por edhe rajoni”, tha Haliti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img