0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Haliti: Blerta Deliut nuk iu ofrua posti i ministres së Integrimeve

Partia Demokratike e Kosovës zyrtarisht nuk ia ka ofruar postin e ministres së Integrimeve Evropiane, deputetes Blerta Deliu-Kodra.
Këtë e ka thënë nënkryetari i PDK-së, Xhavi Halitit për lajmi.net. Emri i deputetes Deliu-Kodra është përfolur në media si kandidate për t’u emëruar në dikasterin e integrimeve.
Një gjë të tillë nuk e ka mohuar as deputetja nga Drenica, e cila madje është shprehur se ka refuzuar këtë post, pasi sipas saj, vendi shumë shpejtë do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Por, Xhavit Haliti njeriu i dytë në PDK, pas Kadri Veselit, ka thënë se në mbledhjet e kryesisë ku ai ka marr pjesë, Blerta Deliut nuk i është ofruar posti i ministres së Integrimeve.
“Blerta Deliut nuk iu ka ofruar posti i ministres, sepse në kryesi të partisë nuk është propozuar një gjë e tillë, përveç nëse është thënë në ndonjë mbledhje që unë s’kam qenë”, ka thënë Haliti për lajmi.net.
Ministria e Integrimeve Evropiane tash e disa muaj ka mbetur pa ministër dhe zëvendësministër, pasi ministri Bekim Çollaku e zëvendësi i tij, Ramadan Ilazi kanë dhënë dorëheqje. /lajmi.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img