1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Halimi: Urrejtja e pushtetit ndaj gazetarëve, e ka kontaminuar diskursin publik

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se një urrejtje e frikshme ndaj gazetarëve e partisë në pushtet, e ka kontaminuar diskursin publik duke nxitur reagime destruktive të turmave ndaj medias.

Halimi tha se partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, e urren jo vetëm mendimin ndryshe dhe kritikën, por vet të menduarit.

“Sepse ai konsideron se pa gazetarët ose me disiplinimin ose rreshtimin e tyre mund ta realizojë ideologjinë e tij të majtë, që në thelb anon kah shkatërrimi ekonomik i vendit në emër të luftës kundër oligarkëve”.

“Të ushtrojë pushtetin popullist dhe etatist pa e kuptuar publiku. Të sundoj me turmat, pa llogaridhënie, prandaj sulmon me kaq zell gazetarët e që në thelb është armiqësi, urrejtje e polarizim”, tha Halimi.

Tutje, ajo tha se një shumicë ideologjike me mendësi të tillë, po e synon nënshtrimin e qytetarisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img