Site icon PrishtinaPress

Halimi: Sot nderuam humanitetin, paqen e mirësinë e Rugovës

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka njoftuar se bashkë me bashkëpartiakët e saj kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së tij.

“Sot nderuam humanitetin, paqen e mirësinë që përjetësohen në figurën e presidentit Dr. Ibrahim Rugova”, shkroi ajo.

Halimi kështu u shpreh në mbishkrimin e një foto të postuar në faqen e saj në Facebook, ku në këtë foto shihen edhe krerët aktual të LDK-së, dhe shumë persona të tjerë.

Exit mobile version