-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Halimi-Liburn Aliut: Ju e doni pushtetin por jo Kosovën, po e vidhni të sotmen e të ardhmen

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit Liburn Aliu për “Kosovën si projekt të përkohshëm”.

Halimi ka thënë se deklarata e ministrit Aliu shkel betimin e tij si ministër dhe se një veprim i tillë duhet të pasohet me shkarkim. Ajo gjithashtu thotë se një dekalratë e tillë nxit pabesi e indiferencë ndaj rendit kushtetues të Kosovës.

Zyrtarja e LDK-së ka thënë se deklarata e Liburn Aliut tregon që Vetëvendosje e do pushtetin por jo dhe Kosovën si shtet.

Reagimi i plotë:

Dashuria dhe lojaliteti ndaj vendit, para se të jetë përkushtim është mendim për secilin qytetar kurse detyrim për secilin zyrtar shtetëror.

Deklarata e Liburn Aliu nën betim si ministër, se Kosova na qenka projekt i përkohshëm, sëpari shkel betimin që në secilin shtet modern do të pasohej me shkarkim, sëdyti ndjellë pabesi e indiferencë ndaj rendit kushtetues dhe simbolik të shtetit kosovar.

Ministri Aliu paguhet nga taksat e qytetarëve për t’i dhënë shtetit besnikëri në shërbim, një qasje e tillë është më e dëmshme se të gjitha mosveprimet e tij, tash e tre vite në qeverisje.

Kjo është edhe e vërteta e kësaj qeverie, nuk e duan shtetin por pushtetin, duke i vjedhur të sotmen dhe të ardhmen, prandaj Liburn Aliu, duhet të kërkoj falje, sepse ka lënduar projektin për të cilin u flijuan shumë breza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img