Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se skandali “gruri” shpërfaqi sërish një të vërtetë shqetësuese.
Sipas saj, vendi mund të këtë humbur hiç më pak se gjashtë milionë euro, raporton Klan Kosova.
“Skandali ‘gruri’ – i raportuar në media – me ç’rast vendi mund të këtë humbur hiç më pak se gjashtë milionë euro, shpërfaqi sërish një të vërtetë të dhimbshme e shqetësuese; presionin e dhunën e ushtruar nga politika e Albin Kurtit mbi stafin civil. Personazhi i përfshirë në përgjime, Enveri, është imazhi i realitetit, ku shërbyesit civil të cilët kanë prit e përcjellë pushtete politike, i janë nënshtruar sot partisë-shtet”, ka shkruar ajo në Facebook.
Sipas saj, në Kosovë janë shumë Envera që nuk po mund të kryejnë punën e tyre, në shërbim të shtetit, pikërisht për shkak të mënyrës së qeverisjes së diktatit të kësaj qeverie.