-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Halimi-Kurtit: Fushata duke u ulur në karrocë është tallëse

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se, në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, kryeministri Kurti do të duhej të shpërfaqte ndonjë rezultat të qeverisjes së tij.

Halimi e pyeti Kurtin nëse është bërë ndonjë përmirësim për t’ua lehtësuar jetën dhe mbrojtur të drejtat e kësaj kategorie të shoqërisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

ipas saj, veprimi i Kurtit që sot në takim u ul në karrocë, si mënyrë për t’u solidarizuar me ata persona që përdorin karroca, është fushatë tallëse.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, kryeministri i vendit do të duhej të postonte ndonjë rezultat të qeverisjes së tij. Diçka që e dallon nga të tjerët. A është bërë ndonjë hap në përmirësimin e të drejtave të kësaj kategorie të shoqërisë? A është eliminuar ndonjë pengesë? Fushata duke u ulur në karrocë është tallëse, kryeministër?!”, shkroi Halimi në Facebook. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img