9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Halimi: Konjufca nuk ka iniciuar asnjë nismë lidhur me gjuhën fyese dhe denigruese ndaj grave deputete

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Sibel Halimi, ka komentuar një deklaratë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në lidhje me hekurosjen e rrobave dhe larjen e enëve.

Halimi, mes tjerash theksoi se Konjufca nuk ka iniciuar asnjë nismë, akt ose Rezolutë në Parlament lidhur me gjuhën fyese dhe denigruese ndaj grave deputete.

“Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk ka iniciuar asnjë nismë, akt ose Rezolutë në Parlament lidhur me gjuhën fyese dhe denigruese ndaj grave deputete”, shkroi Halimi.

“Partia së cilës i takon z. Konjufca është për keqardhje për frymën dehumanizuese që i ka dhënë diskursit publik”.

Ajo potencoi se në një rend të ri shoqëror e politik të krijuar nga Vetëvendosje, sot gratë janë tërësisht të demotivuara nga politika.

“Edhe nëse Konjufca i hekurosë rrobat dhe lanë enët, kjo nuk i jep atij dhe pushtetit të VV-së asnjë shtysë për promovimin dhe jetësimin e barazisë gjinore as në Kuvend e lëre më në shoqëri”, shkroi kryetari i kuvendit Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img