0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Halimi e LDK’së: Kosova meriton qeverisje, jo propagandë

Zëdhënësja e LDK’së, Sibel Halimi ka reaguar pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit tha se LDK’ja me kundërshtimin e propozimit të tij për tatimin në pronë dhe me kërkesën për kthimin e vlerësimit të vjetër, po i mbron bizneset.

Halimi përmes një shkrimi në Facebook ka akuzuar qeverinë për propagandë.

Sipas saj, kur krizat nuk po zgjidhen nga pushteti, po të njëjtit aktivizohen në rolin e propagandës.

“Ideologët e përçarjes sërish në ofanzivë. Një gjë tanimë është e sigurt, kur krizat nuk po zgjidhen nga pushteti, po të njëjtit aktivizohen në rolin e propagandës. Qasje e rrezikshme për kohezionin shoqëror. Kosova meriton qeverisje, jo propagandë”, tha Halimi.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img