0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Halimi e LDK-së: Kosova në kolaps, shkaku i qasjes së qeverisë

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka thënë se vendi ynë momentalisht është në kolaps.

Sipas saj, shkak për këtë është qasja e qeverisë aktuale.

Përmes një reagimi, ajo shtoi se identifikimi më i qartë për partinë në pushtet është ai i paaftësisë.

Reagimi i plotë:

‘Letërnjoftimi’ më identifikues i partisë në pushtet është ai i paaftësisë, dështimit për t’u përballë me problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë.

Partia në pushtet së fundmi është pajisur edhe me disa ‘certifikata’ – atë të qasjes autokratike ndaj kërkesave të sindikalistëve grevistë; e deri te dështimi në energji.

E me gjithë këto ‘certifikata’ dështimesh të njëpasnjëshme, kjo qeveri është shembulli i mosqeverisjes por i ‘aftësisë’ për të propaganduar, kërcënuar e linçuar, mbase të vetmën që dijnë ta bëjnë!

Nga një qasje e tillë, sot Kosova është në kolaps – me blloqe që bien njëra pas tjetrës; me ekonomi të ngulfatur nga investimet e bllokuara. E fatkeqësisht, këtë po e paguajnë çdo ditë qytetarët, me mirëqenien e tyre, me vështirësim në skajshmëri të jetës së tyre të përditshme!

/Prishtinapress/          

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img