0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Halil Kastrati – më 28 nëntor do të dhurohen 128 shtëpi të reja për njerëzit në nevojë

Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë të ditur, se së shpejti do të dhurojë edhe 128 shtëpi të reja për njerëzit në nevojë, që kanë kushte të rënda socio-ekonomike.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai ka thënë se çelësat për 128 shtëpi do të dhurohen brenda këtij muaji.

“Ftesë e hapur për të gjithë! Event shumë i madh gëzimi. Do të dhurohen 128 shtëpi të reja. Shqiptarët të bashkuar këtë nëntor i bëjnë 128 familje të gëzuara dhe këtë event të pa harruar”, ka thënë Kastrati.

“Me datën 28 nëntor ora 13:00 ne sallën sportive Sezai Surroi në Prizren në prani të shumë personaliteteve të artit, kulturës, sportit, politikës, personelit të shumë ambasadave në Kosovë bëhet dhurimi i 128 palë çelësave të shtëpive të reja për familje nevojtare”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img